Gregorçiq: “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, më shpejtë”

28.02.2022 15:44

Sllovenia mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian....

Sllovenia mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian, deklaroi kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Sllovenisë, Monika Gregorçiq, e cila po kryeson një delegacion për vizitë në Shkup. 

Duke komentuar invazionin e Rusisë në Ukrainë, Gregorçiq tha se se BE tashmë duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor me qëllim që të mos lejojë që të tjerë të ndikojnë në Ballkan.

Pas takimit me homologun e saj, Antonio Milloshovski, ajo tha se BE duhet të mendojë për anëtarësim shpejtë edhe të Ukrainës.

“Sllovenia dha propozim të shpejtohet procesi i zgjerimit të BE-së me vendet kandidate edhe një herë t’i jepet Ukrainës një kornizë kohore në të cilën Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së dhe mendojmë se kjo do të pranohet dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet që kjo të bëhet realitet. Duhet të përshpejtohet procesi i shteteve të Ballkanit perëndimor në BE me qëllim që të parandalohet që lojtar të tjerë të ndikojnë në rajon. Tashmë po ndodhin ndryshime në ngjarjet në kontinent dhe në botë, prandaj BE-ja duhet të kalojë nga faktori i fuqisë së butë në faktorin e fuqisë së fortë dhe të marrë të gjitha masat në këtë drejtim” – tha Monika Gregorçiq nga KP për PJ Slloveni.

Ndërsa kryetari Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin tonë, Antonio Milloshovski, shtoi se pret nesër në komision të votohet deklarata për mbështetjen e Ukrainës.

Lidhur me intervenimin dhe invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës, nesër do të kemi seancë të posaçme të komisionit për politikë të jashtme ku pres që bashkërisht të miratojmë një deklaratë për mbështetjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Ukrainës” – deklaroi Antonio Milloshovski, Kryetari i KP për Punë të Jashtme.

Gregorçiq u shpreh e bindur se diplomacia e heshtur do të japë rezultate në negociata dhe se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e Unionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Delegacioni slloven i kryesuar nga, Gregorçiq është pritur edhe nga  kryetari i kuvendit Talat Xhaferi. (Naim Ramadani, TVM2)