Maqedoni

Samiti i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Kovaçevski: RMV destinacion atraktiv për investime

28.02.2022 15:59

Vendet e Ballkanit perëndimor janë të interesuara për investime të huaja në sektorin eneregjetik...

Vendet e Ballkanit perëndimor janë të interesuara për investime të huaja në sektorin eneregjetik, në infrastrukturë, në sektorin e teknologjisë informatike dhe në turizëm. Krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrës në Samitin e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, paraqitën arsyet pse investitorët e huaj duhet të investojnë në vendet përkatëse. Sipas tyre, këto vende kanë ekonomi stabile dhe krah pune të kualifikuar. Veç kësaj, kreu i qeverisë Dimitar Kovaçevski tha se kemi trende stabile financiare me valutë stabile dhe masa atraktive stimuluese për investim.   
 
“Lidhur me prioritetet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut, mund të theksoj projektet infrastrukturore për fazat aktuale të lidhjes rrugore dhe hekurudhore me Republikën e Bullgarisë, përkatësisht Korridorin evropian 8, i cili përfshin prioritetin e dytë për lidhjen e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike me Shqipërinë, si dhe interkonektori me Greqinë për lidhje me gaz për furnizim të qëndrueshëm me këtë energji.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
 
Rama: Shqipëria, parajsë turistike
 
Veç sektorit energetik dhe investimeve në infrastrukturë, Shqipëria është një parajsë turistike, tha kryeministri Shqiptar Edi Rama.
 
“Tani jemi në një fazë tjetër dhe njerëzit që kanë vizituar Shqipërinë e dinë që Shqipëria është një parajsë për investime në turizëm. Edhe në kohët më të vështira të pandemisë kemi parë rritje në industrinë e turizmit.”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqiprëisë.
 
Kurti: Kemi forcë pune të talentuar
 
Investitorët e huaj do të gjejnë ambijen të përshtatshëm ekonomik, siguri juridke dhe forcë të re pune, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.   
 
“Në Kosovë kemi forcë pune të talentuar, e cila është kryesit e re pasi mosha mesatare në Kosovës është rreth 30 vleç dhe shumica e të rinjve tanë e njohin gjuhën angleze, rrjedhshëm. Shumica e tyre e njhin edhe gjermanishten. Sektori ICT po bëhet shumë dinamik kështuqë shumica e rinisë përcaktohen ta studiojnë.”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
   
Reno-Baso: Qëllimi kryesor i BERZH-it, tranzicioni i gjelbërt
 
BERZH dhe Bashkimi Evropian të gatshëm të investojnë në rajon, në sektorin energjetik.
 
“Qëllimi kryesor i Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim është tranzicioni i gjelbërt, dekarbonizimi dhe digjitalizimi i vendeve. Edhe në kushte të energjisë elektrike vendet duhet të orientohen drejt instalimit të paneleve diellore për prodhimin e energjisë së pastër elektrike.”, tha Odil Reno-Baso, kryetare e BERZH-it.
 
Varheji: Planifikojmë investime rreth 30 miliardë euro
 
“Në vitet e ardhëshme në vendet e Ballkanit Perëndimor planifikohet të investohen rreth 30 miliardë euro që është rreth 1/3 e buxhetit të përbashkët të të gjashtë vendeve. Do t’I ndihmojmë që të kalojnë problemet me krizën energjetike dhe furnizimin me energjensë dhe kështu do të mundësojmë që të rinjtë të mbeten në rajon.”, tha Oliver Varheji, eurokomisioner i BE-së për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore.
 
Në hapjen e Samitit Investues të BERZH-it për Ballkanin Perëndimor në Londër, merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
 
SHPËTIM NUREDINI