Maqedoni
Covid 19, 6 fatalitete, 183 raste të reja në 24 orë
28.02.2022 16:20
Nga 1.362 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 183 raste të reja, 24 prej tyre ri-infektime....

Nga 1.362 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 183 raste të reja, 24 prej tyre ri-infektime. Më shumë se gjysma, apo 135 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 10 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 persona të vdekur. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 3 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 23 deri 26 shkurt. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, tek 7 persona janë regjistruar kormobiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 845. Në vend ka aktualisht 3.496 raste aktive.
