Maqedoni

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, ekspertët: Shkakton më shumë krizë se pandemia

28.02.2022 17:00

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë do të shkaktojë edhe më shumë krizë ekonomike...

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë do të shkaktojë edhe më shumë krizë ekonomike sesa që shkaktoi pandemia me virusin korona ,thonë ekpsertët.
 
Inflacioni do të përkeqësohet normat e interesit do të rriten ndërsa do të rritet dallimi mes personave të pasur dhe të varfër theksoi profesori universitar Branimir Jovanoviq duke potencuar për ndikimin e pandemisë në ekonominë dhe se një lloj stagflacioni do ta presë  jo vetëm vendin por gjithë Europën.
 
“Qeveritë duhet të rrisin zgjidhjen e financave por edhe ti rregullojnë cmimet ,Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë filluar ti rregullojnë cmimet e produkte ushqimore bazë,ndërsa një pjesë e vendeve të BE-së I kanë rregulluar edhe cmimet e energjensave dhe  për të gjitha këto masa duhen mjete dhe qeveritë duhet të sigurojnë mjete që ti zbatojnë këto masa dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet tatimit të të pasurve dhe huamarrjes”, u shpreh profesori universitar Branimir Jovanoviq.
 
Zëvendës kryeministri për cështe ekonomike Fatmir Bytyqi tha se dy vitet e fundit në pandemi përmes masave Qeveria I ka ndihmuar ekonomisë ,janë ruajtur vendet e punës ,u është ndihmuar kompanive që ti mbajnë të punësuarit dhe të mbijetojnë  në kushte të krizës.
 
“Vendet e evropes juglindore vecanërisht  gjashtë vendet nga ballkani perëndimor duhet të punojnë që të udhëheqin zinxhirin e furnizuesve afër kufijve të Be-SË ,sepse tregjet e largëta për furnizim kanë treguar se nuk mund të funksionojnë dhe duhet të shohim konkurencën rajonale dhe jo të krijojmë konkurencë rajonale”, theksoi zëvendës kryeministri për cështje ekonomike Fatmir Bytyqi
 
Në forum ekspertët e vendit dhe të jashtëm folën për mënyrat se si vendet individualisht përballen me këtë krizë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI