Situata në Ukrainë, Petrevski: Jo pasoja direkte në ekonominë tonë

28.02.2022 17:42

Ekonomia vendore nuk do të ketë pasoja direkte....

Ekonomia vendore  nuk do të ketë pasoja direkte nga invazioni rus ndaj Ukrainës.  Ky është konstatimi i profesorit universitar dhe njëherit anëtarit të këshillit të Bankës Popullore të RMV-së Marijan Petrevski, sipas të cilit, pasojat indirekte vendi mund t’i ndjejë vetëm përmes ekonomisë së vendeve  europiane me të cilat vendi është në bashkëpunim të ngushtë.

Petrevski është i mendimit se denari është stabil, rezervet devizore tejkalojnë shumën e 3 miliard eurove, ndërsa sistemi bankar është i sigurt sepse në vend nuk ka banka me kapital rus ose ukrainas.

“Denari është stabil, qytetarët duhet të jenë të qetë në këtë drejtim sepse nëse këtë çështje e vendos në perspektiv historik kjo nuk është kriza e parë të jashtme e cila po e sfidon ekonominë tonë, në këtë rast indirekt. Stabiliteti i denarit po garantohet përmes rrezervave të shumta devisore e cila tejkalon 3 miliard euro, që i bie mbi 30 % Bruto prodhimit vendor dhe mbulim disa mujor të eksportit” – tha profesori universitar, Marijan Petrevski.

Petrevski është i mendimit se dëbimi i Rusisë nga sistemi bankar SWIFT  do të shkaktojë pengesa dhe probleme gjatë pagesës së furnizimit të reagensave ruse, respektivisht të gazit natyror në  tregun europian. 

“Deri ku do të shkojnë çmimet e energjensave do të varet shumë nga fakti sa kohë do të zgjas dhe do të jetë kriza mes Rusisë dhe Ukrainës” – deklaroi Petrevski.

Në mbledhjen e Këshillit të Bankës Popullore të RMV-së, u konstatua se ndodhitë e fundit në Ukrainë, mund të shkaktojnë pasiguri në lidhje me parashikimet  e rritjes së ekonomisë europiane dhe botërore, andaj Këshilli i BP-së, vendosi që të vazhdojë me implementimin e mekanizmave mbrojtëse në sistemin vendor financiar për të mundur të vazhdojë të funskionojë ekonomia e vendit tonë pa probleme të mëdha. (Rexhep Qamili, TVM2)