Botë

Në mbështetje të Ukrainës, protesta në shumë shtete të botës; Kriza në Ukrainë, 500.000 refugjatë ukrainas drejt evropës lindore

28.02.2022 18:03

Me pankarta në duar ‘ Putin Ndalo!”,” Mjaftë me Luftë!” etj, qindra protestues vërrshuan shumë shtete të SHBA-ve, rrugët e Çikagos...

Me pankarta në duar ‘ Putin Ndalo!”,” Mjaftë me Luftë!” etj, qindra protestues vërrshuan shumë shtete të SHBA-ve, rrugët e Çikagos ishin bllokuar nga protestuesit, të ciliët janë  kundër pushtimit rus të Ukrainës. Në Montreal- Kanada edhe përskaj borës dhe temperaturave të ulta njerëzit dolën në rrugë duke kënduar këngë tradicionale ukrainase. 
 
Në Minapolis të SHBA-ve, emigrantët nga Ukraina dhe Bejllorusia protestuan së bashku në shenjë solidariteti për të dashurit e tyre. 
 
“Ky është një moment historik. Këtu në SHBA është Bejllorusia dhe Ukraina, Kundër një lufte të tret Botërore. Stop një luftë të tret! Stop!”, shprehet protestuesi.
 
Ky konflikt  ka ngjallur frikën për shpërthimin e një lufte botërore kudo në botë. Në Vjenë të Autrisë protestat vazhdojnë për disa ditë me rradhe.
 
“Jamë shumë e trishtuar nga kjo që ndodh dhe jemi të frikësuar nga shpërthimi I një luftë me përmasa më të mëdha. Ne konsiderojmë vendin tonë si objektiv në këtë situatë”, theksoi Leandra Browler.
 
“Frikë ,natyrisht kemi frikë, që na ngjallë Luftën e Dytë Botërore. Askush nuk dëshiron që këto gjëra të përsëriten", u shpreh Erwin Müller.
 
"Kjo më frikëson, por për momentin nuk mund të bëjmë asgjë", theksoi Viktoria Fritz.
 
“Është vetëm një shfaqje nga ana e Putinit. Ai nuk guxon kurrë, sepse do të shënonte fundin e Rusisë. Ku do të çonte një luftë bërthamore??  Askund! Pra, do ishte një fund për të gjithë ,por edhe për të”, theksoi Jean Plonz. 
 
E gjithe bota kundër luftës dhe në mbështetje të Ukrainës. Polonia,Sllovaka, Rumania hapin dyert dhe zemrat për refugjatët ukrainas. 
 
“Kemi sanduiç, ujë, qumësht, pulë për tu dhënë refugjatëve!", theksoi qytetari.
 
“Ukrainë e dobët, Rumani e dobët.!”, u shpreh qytetari
 
“Që në mëngjes kemi dëgjuar disa shpërthime dhe menduam se diçka e keqe do të ndodhë dhe u larguam nga Kievi", theksoi qytetari.
 
Deri më tani, më shumë se 500,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Evropën Lindore, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët shumica janë strehuar në kampe të përkohshme.
 
FARIJE DAUTI BAKIU