Botë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet në takim urgjent

28.02.2022 18:29

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur të hënën vetëm takimin e 11-të urgjent...

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur të hënën vetëm takimin e 11-të urgjent prej kur është themeluar. I pari është mbajtur më 1956.
 
Natyra e rrallë e këtyre takimeve thekson shqetësimin e madh që ekziston për luftën në Ukrainë.
 
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, ka nisur takimin duke thënë se Asambleja përfaqëson ndërgjegjen kolektive të njerëzimit dhe forca e tij është e rrënjosur në autoritetin e tij moral.
 
Të gjitha 193 kombet kanë të drejtë për t’u deklaruar në këtë Asamble, për dallim nga Këshilli i Sigurimit, i cili ka pesë vende anëtare që marrin vendime dhe 10 vende anëtare me mandate dyvjeçare.
 
Shahid u ka bërë thirrje të gjitha kombeve që të demonstrojnë kurajë morale dhe të shfrytëzojnë debatin “jo për të rritur retorikën e luftës, por për t’i dhënë paqes edhe një mundësi”.
 
Diplomatët pritet të votojnë për një rezolutë – e cila ende është duke u negociuar – të mërkurën. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
 
Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
 
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./evropaelire