Botë
Shqipëri: Ulje e rasteve me Covid 19, 36 qytetarë të infektuar dhe pesë humbje jete! 51 të prekur në spitale
28.02.2022 18:55
Dita e e fundit e shkurtit ka shënuar ulje drastike të rasteve me COVID në Shqipëri...

Dita e e fundit e shkurtit ka shënuar ulje drastike të rasteve me COVID në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve janë regjistruar 36 të infektuar.
Nga 1,273 testime kanë rezuktuar pozitivë 16 persona në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.
Sipas ministrisë, janë 2,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit humbën betejën me koronavirusin një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.
Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.
