Përfundoi misioni i NATO-s në Afganistan

29.12.2014 10:34

NATO-ja i dha fund luftës 13-të vjeçare në Afganistan, publikoi Mond në titullin e artikullit, kushtuar ceremonisë së djeshme në Kabul me rastin e tërheqjes të forcave të misionit....

Zëdhënësi i talebanëve deklaroi disa orë paraprakisht se misioni 13-të vjeçar i SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan është absolutisht i pasuksesshëm. Ceremonia e sotme është mossuksesi i tyre".

Presidenti i SHBA-së Barak Obama  e përshëndeti faktin  se lufta më e gjatë në historinë amerikane përfundon me përgjegjësi...me më shumë siguri për ne, më shumë siguri për shtetin tonë".

Në vitin 2011 forcat ndërkombëtare për përkrahje të sigurisë në Afganistan (ISAF) nën komandën e NATO-s kishin 130 mijë njerëz.  Paraqitjet e mëparshme të dhunës veçanërisht në Kabul, treguan se sa rëndë është për koalicionin t'i kundërshtohet rezistencës talebane", njofton Mond.

Sipas të dhënave të KB-së, në vitin 2014 numri i viktimave civilë në shtet është rritur për 19 për qind, në 3.188 njerëz në fund të nëntorit. Armata e Afganistanit dhe policia kishin humbje të rënda, mbi 4.600 anëtarë në 10 muajt e parë të këtij viti, më shumë se sa NATO-ja nga viti 2001 deri tani.

Në atë periudhë bashkësia ndërkombëtare në Afganistan dergoi disa miliardë dollarë ndihmë, por efekti është i kufizuar për shkak të korrupsionit masiv në shtet", njofton Mond.

Në vitin 2015 në Afganitan do të mbeten 12.500 deri 13.500 ushtarë të NATO-s, prej të cilëve 5.000 ushtarë amerikanë. Njëzet e tetë aleatë të NATO-s dhe 14 partnerë do të kontribuojnë për operacionin e quajtur "Përkrahja vendosëse" në Afganitan, shkruan Uashington post.

Përfaqësuesit amerikanë tregojnë se rreth 5.500 ushtarë amerikanë do të jenë pjesë e kontingjentit të dytë në Afganistan, i cili do të bazohet në Kabul, shton gazeta.

Lufta në Afganitan përfundoi, por beteja me talebanët dhe mjetet e tyre artizanale shpërthyese vazhdon, shkruan Indipendent.

Sipas turoperatorit Uajld frontiers, vitin e kaluar numri i turistëve të cilët janë "oriantuar" drejt Afganistanit është rritur më shumë se dyfish. Themeluesi i firmës thotë se turistët dëshirojnë t'i shohin me sy të tyre vendet për të cilat lexojnë në gazeta.

Bëhet fjalë për njerëz të arsimuar të cilët kanë udhëtuar shumë mbarë botën. Në program janë vizita në Kabul, Herat dhe liqenjve afgan Band dhe Amir për shumë prej rreth pesë mijë stërlina britanike.