Botë

OKB: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet

28.02.2022 20:39

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në mbledhjen e saj të parë urgjente që nga viti 1982, duke theksuar se lufta në Ukrainë duhet të ndalet.

Udhëheqësi i lartë i OKB-së e quajti gjithashtu vendosjen në gatishmëri të armëve bërthamore nga Rusia një zhvillim rrëqethës, duke shtuar se asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve bërthamore. Ai tha se Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka vlerësuar se gjysmë milioni ukrainas janë larguar nga vendi dhe ka raporte të besueshme për dëmtime të ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës kritike civile. Udhëheqësi i OKB-së e quajti vdekjen e civilëve, duke përfshirë fëmijë, krejtësisht të papranueshme. Guterres shprehu shpresën se bisedimet e drejtpërdrejta midis delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë do të mirëprisnin një ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe një zgjidhje diplomatike. "Sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohet", shtoi ai.