Maqedoni
Parashikimi i motit
01.03.2022 08:59
Gjatë ditës së sotme do të ketë vranësira të ndryshueshme...

Gjatë ditës së sotme do të ketë vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje të kohëpaskohshme bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4°C deri 0°C, ndërsa ato maksikale do të jenë në interval prej 1°C deri 5°C.
Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup. Temperatura minimale do të ulet në -1°C, kurse maksimalja do të arrijë në 5°C.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me kushte për reshje të shiut.
