Maqedoni
Shkup, sanksionohen 219 shoferë, 59 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
01.03.2022 09:21
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 219 sanksione
Pesëdhjetë e nëntë sanksione janë shqiptuar për tejkaim të shpejtësisë së lejuar, shtatëdhjetë sanksione për këmbësorët, nëntëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.
Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për automjete të paregjistruara dhe në gjendje të jo të rregullt teknike, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe dyzet e pesë gjoba për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
