Maqedoni
Osmani: Në Kharkov, një familje maqedonase me një foshnjë
01.03.2022 10:45
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në një konferencë për media ka informuar për gjendjen e qytetarëve....
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në një konferencë për media ka informuar për gjendjen e qytetarëve tanë të evakuuar nga Ukraina dhe atyre që janë ende atje. Ai tha se Maqedonia evakuoi 50 qytetarë që jetojnë në Ukrainë. Gjithashtu 15 monitorues janë tërhequr në misionin special të OSBE-së, 15 të tjerët janë qytetarë, civilë. Ato janë nxjerrë përmes bashkëpunimit partneritet, në radhë të parë me Bullgarinë. Në Kharkov, qyteti i Ukrainës ku luftimet më të mëdha po zhvillohen prej ditësh, është bllokuar edhe një familje maqedonase.
“Është një familje me një foshnjë 5 ditëshe në Kharkov ku po zhvillohen operacionet më të mëdha ushtarake për momentin dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Ata nuk mund t'i përgjigjeshin thirrjes sonë për t'u larguar nga Ukraina, sepse prisnin një datë të caktuar, e cila ishte disa ditë para pushtimit rus. Ne kemi krijuar komunikim me disa ministra për ata që kanë qasje në atë qytet, i cili ndodhet në kufi me Rusinë, presim sot nëse arrijmë ta nxjerrim atë familje.”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
