Për tre muaj e gjysmë 15.030 njerëz thanë "Alo mjek"

29.12.2014 11:11

Gjithsejë 15.030 njerëz u lajmëruan në linjën e telefonit 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo Mjek" prej 15 shtatorit, kur filloi të punojë linja deri mbrëmë në orën 22:00....

Shtëpia e shëndetit Shkup kumtoi se gjatë shtatë ditëve të kaluara prej 22 dhjetorit deri më 28 dhjetor deri në orën 22, këshillë shëndetësore kanë kërkuar 790 persona. Njëzet e dy mjekë janë të kapshëm në linjë për këshillë mjekësore, ndërsa lajmërimet janë nga qytetarë të të gjitha qyteteve të Maqedonisë.

Të gjithë personave të cilët u lajmëruan në linjën telefonike "Alo Mjek", siç ceket, u është ofruar ndihmë mjekësore përmes këshillës shëndetësore dh terapisë adekuate simptomatike.

Më shpesh, lajmërimet në linjën telefonike janë për ndihmë mjekësore me spektër të gjerë të simptomatologjisë më të[ ndryshme, simptome kardiovaskulare dhe respiratore, shumë shpesh për shtypje të ngritur të gjakut, problme me temperaturë të ngritur të trupit, kollitje, ftofje dhe dhimbje simptomatike.

Çdo ditë prej orës 18 deri në orën 22 në qendrën thirrëse "Alo Mjek" për këshillë mjekësore janë kujdestarë dhe të kapshëm për këshillë mjekësore drejtorë e enteve shëndetësore publike.

Nga Shtëpia e shëndetit Shkup thksojnë se sot në qendrën thirrëse të "Alo Mjek" prej orës 18 deri në orën 22 kujdestare do të jetë dr. Smilja Tuxharova, drejtoreshë e Klinikës për kirurgji plastike.

Në linjë, nesër kujdestar do të jetë prof.dr. Mihail Penev nga Klinika për urologji, pasnesër do të jetë dr. Millan Ristevski nga Klinika për radioterapi dhe onkologji, më 1 janar dr. Sllavica Shubeska Stratkova nga Klinika për endokrinologji, ndërsa më 2 janar dr. Rexhep Selmani, drejtor i Klinikës për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv.

Më 3 janar në linjën "Alo Mjek" kujdestre do të ejtë dr. Aspazija Sofijanova, drejtoreshë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ndërsa më 4 janar doc.dr. Sashko Kedev, drejtor në Klinikën për kardiologji.