Minsitria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, vazhdon me evakuimin e shtetasve të RMV-së nga Ukraina. Nga 100 shtetas të regjistruar në Ukrainë, janë larguar 50 persona ndërsa të tjerëve u duhet korridor nëpërmjet të cilit do të lëvizin sigurt, thotë ministri i jashtëm Osmani. Rumania, Moldavia, Polonia, Turqia dhe shtetet baltike janë vendet që përmes përfaqësuesve të tyre në Ukrainë mund t'ju ndihmojnë qytetarëve të vendit që të ikin nga zona e luftës në Ukrainë. Një familje me fëmijë vetëm prej 5 ditësh ka arritur të ik 100 km larg qytetit të Kharkovit, dhe është rrugës për t'u larguar, njoftojnë nga MPJ. Në ministri janë paraqitur si të bllokuar edhe dy shoferë të kamionëve transportues.
“Ka një familje me fëmijë vetëm 5 ditësh në Kharkov ku janë veprimet më të mëdha ushtarake për momentin dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. S’kanë mundur të përgjigjen në thirrjen tonë për shkak se kanë pritur lindjen. Kemi komunikim me shumë shtete që kanë qasje në atë qytet i cili ndodhet në kufirin me Rusinë. Presim sot nëse arrijmë ta nxjerrim familjen prej aty.”, tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani: BE ti mbyll çështjet e hapura në Ballkan
Duke folur për mundësinë e shtrirjes së konfliktit Ukrainë-Rusi në rajon, Osmani tha se NATO, BE dhe Maqedonia e Veriut me vëmendje të madhe po e përcjellin situatën, për shkak se retorika ruse shoqërohet me politikë kërcënuese për posedimin e kapaciteteve nukleare. Osmani me thirrje deri tek insituicionet e BE-së që urgjent t'i mbyllin çështjet e hapura në Ballkanin Perendimor.
“Si asnjëherë më parë, Bashkimi Evropian duhet patjetër t'i mbledh forcat dhe të krijon dinamikë pozitive në këtë pikë të dobët të kontinetit, e cila mundet gjithsesi të shfrytëzohet që të dobësohet pozicioni i BE-së, dhe anasjelltas, ky konflikt. Kuptohet se edhe Ukraina duhet të ketë prespkektivë evropiane megjithatë, sipas rendit nuk mundeni t'a tejkaloni Ballkanin Perëndimor dhe të shkoni në periferi të Evropës duke lënë plagë në zemren e vet BE-së.”, tha Osmani.
Vendimi për t'ju bashkangjitur sankisonieve të BE-së ndaj Rusise, pro edhe masave tjera rektrokative nga viti 2014, është marrë për shkak të principit të respektimit të sovranitetit të Ukrainës dhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe harmonizimit të politikës së jashtme të shtetin me Bashkimin Evropian, sqaron, minsitri, Osmani.
NERMIN MULAKI