Ujësjellës dhe kanalizim, Qyteti i Shkupit: Projekt ekologjik në Shkup me vlerë prej 136 milion euro

01.03.2022 14:23

Me një grant investimi prej 70 milion euro....

Me një grant investimi prej 70 milion euro nga Banka Evropiane për Zhvillim, do të ndërtohet një stacion për pastrimin e ujit në Shkup. Kjo do të thotë fundi i ndotjes së lumit Vardar dhe ujit të pijshëm, sigurojnë autoritetet e qytetit, kurse kontraktori do të zgjidhet në fund të vitit.

“Janë hapur ofertat e tenderit të cilët janë për dizajn dhe ndërtim të stacioioni për pastrim i cili është projekti më i madh kapital mjedisor që do të zbatohet në Maqedonin e Veriut. Në vlerën 136 milionë euro do të mundësojë pastrimine mbi 90% të ujit në qytet” – tha Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

“Është miratuar një grant investimi prej 70 milionë eurosh me kredi nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve. Deri më tani, Banka Evropiane për Investime ka investuar 127 milionë në Maqedoninë e Veriut për trajtimin e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në ujë të pijshëm dhe kanalizime” – u shpreh Aleksandro Bragonzi, Përfaqësues i Bankës Evropiane për investime.

“Në periudhën në vijim dhe kur do të përfundojë ky projekt, ai duhet të adresojë pastrimin e pothuajse 90% të ujërave të zeza në qytetin e Shkupit dhe praktikisht në Maqedoninë e Veriut, dhe kështu do të përmbushim drejtpërdrejt një nga parakushtet për fillimin e negociatave me BE-në” – deklaroi Drejtori i NP “Ujësjellës dhe kanalizim”, Zllatko Perinski.

Impianti për pastrimine ujërave të zeza - Shkup do të shtrihet në një sipërfaqe prej 13 hektarësh në komunën e Gazi Babës në bregun e majtë të lumit Vardar në zonën e Trubarevës, dhe do të ketë një kapacitet për 500.000 banorë. (Sedat Selimi, TVM2)