Botë

Lufta në Ukrainë, mbi 660 mijë refugjatë në vendet fqinje

01.03.2022 14:42

Më shumë se 660,000 refugjatë duke ikur luftës në Ukrainë kanë kërkuar strehim në shtetet fqinje...

Më shumë se 660,000 refugjatë duke ikur luftës në Ukrainë kanë kërkuar strehim në shtetet fqinje, ka bërë të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.
 
“Ne kemi tani 660,000 refugjatë që kanë ikur në shtetet fqinje të Ukrainës në gjashtë ditët e fundit. Numrat janë duke u rritur shpejt. Në këtë shkallë, situata mund të kthehet në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë këtë shekull.”, tha Shabia Mantoo, zëdhënëse e Agjencisë për Refugjatë e OKB-së.
 
Vetëm në Poloni kanë hyrë rreth 350 mijë refugjat nga Ukraina thonë autoritetet polake. Ndërsa ukrainasit rrëfejnë tmerrin e luftës dhe dhimbjen që u shkakton largimi nga shtëpitë e tyre. 
 
“Kjo është tmerr. Me të vërtetë katastrofë. Asnjëherë nuk kam menduar se diçka e këtillë mund të ndodhë në vendin tim.”, tha një refugjate nga Ukraina.
 
“Nuk dua të largohem nga Ukraina. Dëshirroj të rri në vendin tim.”, u shpreh një refugjate nga Ukraina.
 
“Vetëm dëshirojë të shkojë në shtëpi. Kam lënë gjithçka. I lash studimet. Lutuni për ne.”, tha një refugjate nga Ukraina.
 
“Vijmë këtu çdo ditë, kur binte sirena patjetër duhej të zbresim nga kati i 12 dhe më pas përsëri të kthehemi në banesë. Kështu ndodhte katër deri në pesë here në ditë.”, u shpreh një refugjate nga Ukraina.
 
Brukseli planifikon që refugjatëve nga Ukraina tu lejoj qëndrim në vendet e BE-së në tre vitet e ardhëshme. Minsitri i brendshëm francez Zherald ka thënë se është obligim i BE-së që ti pranojë ata që ikin nga lufta. Derisa misnitri gjerman I punëve të brendëshme Nensi Fezr ka thënë se të gjitha vendet e BE-së po përgaditen për pranimin e refugjatëve nga Ukraina.
 
SANIJE DURAKU