Në Mavrovë 69 centimetra borë, prej nesër deri në -16
Bora që e kaploi dje Maqedoninë formoi një shtresë prej 69 centimetrave në Mavrovë, në Pozharan - 51, Krushevë - 45, Tetovë - 36, Ohër - 29, Topolçan - 27, Gjurishtë - 18, Prilep - 17, Shkup dhe Pretor - 16, Kriva Pallankë dhe Kumanovë - 10 dhe në Manastir shtatë centimetra......

Sipas informatave nga Drejtoria për punë hridrometeorolgjike, rreshjet e borës paradite do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa gjatë ditës kohë pas kohe do të pushojnë.
Masa e ftohtë ajrore e cila zbret nga veriu do të shkaktojë kushte me vranësira të ndryshueshme dhe mot të ftohtë. Do të ketë kushte për ngricë dhe do të fryejë erë mesatare, ndërsa në disa vende erë e fortë nga veriu. Temperatura ditore do të bie dhe do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3 gradë.
Këtë mëngjes temperaturë më e ulët është regjistruar në Mavrovë - 7 dhe në Krushevë - 6. Në Shkup është matur - 2 ndërsa mbi zero vetëm në Gjevgjeli, 4 gradë.
Moti i ftohtë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.Temperatura minimale nesër do të jetë -16, pasnesër -15 dhe më 1 janar -14 gradë. Temperaturat e ditës nuk do ta tejkalojnë zeron.
