Maqedoni

Petrovska, RMV do ta ndihmojë Ukrainën me armë

01.03.2022 14:56

RMV nuk do të dërgojë ushtarë në zonat e luftës në Ukrainë....

RMV nuk do të dërgojë ushtarë në zonat e luftës në Ukrainë, por do të ndihmojë Ukrainën vetëm me pajisje ushtarake dhe armatim, thotë ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ajo nuk dha detaje se me çfarë pajisje ushtarake dhe armatim mund të ndihmohet Ukraina.

“Nuk ka vendim për dërgimin e ushtarëve tanë në Ukrainë dhe as  nuk do të ketë, sepse RMV është anëtare  e NATO-s dhe të gjitha vendimet që po merren brenda NATO-s ne si vend anëtare do ti respektojmë dhe implementojmë. Deri tani RMV është kyçur në vendimin për shqiptuara për sanksione ndaj Rusisë. Sa i përket ndihmës ushtarake që RMV ja dha  Ukrainës, bëhet fjalë për donacion në pajisje ushtarake dhe armatim dhe kjo gjë është në përputhje me kërkesën e Ukrainës dhe mundësive tona që kemi” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. 

Petrovska: Po përgaditemi për valë eventuale refugjatësh

Edhe pse deri në këto momente nuk ka paralajmërim për ardhjen e  refugjatëve nga Ukraina, Petrevska thotë se vendi po i shqyrton të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për një valë eventuale refugjatësh nga Ukraina.

“Ministritë kanë marrë obligim që t’i shqyrtojnë kapacitetet që janë nën kompetencë dhe dispozicion të tyre. Sa janë ato funksionale dhe a do të mund t’i fusnim në përdorim menjëherë? Një një situatë të këtillë të agresionit ushtarak, presim që të kemi valë refugjatësh. Ruta e refugjatëve që ikin nga burimet e lutëse, tani për tani nuk lëviz drejt shtetit tonë” – u shpreh Petrovska,

Petrovska është e mendimit se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se nuk ka indikacione se siguria vihet në pikëpyetje as në form direkte, as indirekte. Petrovska këto deklarata i beri gjatë shënimit të një marsit, ditës së batalonit të njësive speciale. (Rexhep Qamili, TVM2)