Maqedoni
Kumanovë, stabilizohet gjendja me pandemin, çerdhet për fëmijë punojnë pa probleme
01.03.2022 15:10
Gjatë javës që e lamë pas, shenja stabilizimi të Kovid 19 u vërejtën edhe në rajonin e Kumanovës....

Gjatë javës që e lamë pas, shenja stabilizimi të Kovid 19 u vërejtën edhe në rajonin e Kumanovës, përfshirë edhe komunën e Likovës dhe atë të Nagoriçit të vjetër. Gjatë javës së fundit të muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 159 raste positive që është gati përgjysmë më pak se javën paraprake. Ndërkohë që 4 veta kanë humbur betejën në virusin Korona.
Gjendje stabile dhe normalizim i punës po vërehet edhe në tetë objektet e çerdhes për fëmijë “Angell Shajçe” ku megjithatë ende punohet sipas protokolleve në kushte pandemie.
“Në kuadër të çerdhes për fëmijë “Angell Shajçe” në Kumanovë kemi 8 objkete dhe dy Qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve, me 240 të punësuar, numër ky që nuk është për tu anashkaluar. Nga 21 shtatori i vitit 2021 e deri më tani kemi 20 të punësuar të prekur nga Kovid 19, të cilët në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik, të njejtit ishin në izolim, por edhe grupet e tyre ishin të izoluara, kurse prindërve të fëmijëve u kemi dhënë vërtetime për të ndenjur në shtëpi sepse fëmijët e tyre nuk munden të rrinë në çerdhe për arsye se janë në izolim. Nga ana tjetër kishim vetëm 3 fëmijë me Kovid 19 edhe atë gjatë shtatorit 2 fëmijë, kurse një gjatë muajit shkurt. Pra si në mbarë vendin edhe tek ne aktualisht kemi gjendje stabile me virusin korona.”, deklaroi drejtoresha Marina Aleksovska.
Ndryshe në këtë çerdhe po punohet konform protokolleve në kushte pandemie. Nga gjithsej 1.394 fëmijë të regjistruar në çerdhe qëndrojnë 760 fëmijë, kurse në listën e pritjes për regjistrim kemi edhe 119 fëmijë thonë nga Çerdha për fëmijë “Angell Shajçe“ në Kumanovë.
FATLUM AQIFI
