Çmimet e produkteve bazë, hiqet ngrirja aplikohet kufizimi i Marzhës
Shumë rafte nëpër marketet e vendit...

Shumë rafte nëpër marketet e vendit sot ishin të zbrazur pas shkrirjes së çmimeve. Në fuqi do të jetë masa për kufizimin e marzhave apo dallimin mes çmimit furnizues dhe atij shitës të mallrave edhe atë 5 % në tregtinë me shumicë, ndërsa 10% të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë.
“Në vend të çmimeve të ngrira të produkteve ushqimore bazë prej sot kufizohen marzhat tregare. Por edhe perskaj masave të deritanishme çmimet e produkteve ushqimore per çdo dit po shenojnë rritje”.
Qytetarët, ka rritje të çmimeve
Qytetarët e anketuar thonë se ka disa markete të cilat i fryejnë çmimet brenda ditës, për atë arsye duhet të ketë kontroll të shtuar.
“Ka rritje të çmimeve, marketet nuk janë nën kontrollë, duhet inspektorët të bëjnë kontrolle sistematike kohë pas kohe dhe jo si përpara. Inspekcionet të dalin në terren të shohin ka lloj lloj markete që çmimet i fryejnë brenda ditës, para ose pas dite”.
“Kontroll çdo dite duhet të ketë. Ata thonë 10% këta 15 ose 20 % i rrisin çmimet, ndërsa qytetarët janë të detyruar të marrin produktet kryesore. Çmimet janë të larta, nuk mund të mbërijmë, rrogat nuk i rritën, e as pensionet”.
“Çmimet nuk janë në rregull, janë të larta për sa kemi të ardhura. 300 den vetëm një qese me sheqer kam blerë”.
“Është rritur gjithçka dhe shohim se ka rritje të vazhdueshme të çmimeve” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Bekteshi, nuk ka rritje të çmimeve, tregtarët manipulojnë
Minstri i Ekonomisë qetëson, nuk pritet rritje e çmimeve, ndërsa ështe vërtetuar se disa tregtarë kanë manipuluar me çmimet, e disa kanë tërhequr mallrat për ti kthyer sot me çmime të reja.
Por të njëjtit janë detektuar dhe ata do të dënohen thotë ministri, i cili ju bëri thirje qytetarëve që çdo rritje të çmimeve ta paraqesin në inspektoratin e tregut.
“Dua të ju bëj thirje të gjithë tregtarëve, në veçanti tregtarëve me pakicë që të respektojnë vendimin e qeverisë për shkak se nga ky vendim nuk do të humbasin as tregtarët por me më rëndësi është që mos të humbasin edhe qytetarët e vendit tonë. Si institucione në kontinuitet do të bëjmë kontrollet e duhura, andaj të gjithë konsumatorët që do të vërejnë rritje të çmimeve në supermarkete të ndryshme të lajmërohen në inspektoratin e tregut. Kishim raste të tilla nga dita e djeshme dhe sot gjatë ditës menjëhere janë marrë masa të duhura nga inspektorati i tregut dhe në fund të ditës do të kthehen çmimet ashtu siç i parasheh vendimi” – deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi .
Oda ekonomike e Maqedonisë është e pakënaqur me këtë masë, kërkojnë ndryshime në marzhë dhe listën e produkteve. Ndërkohë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se qytetarët në janar kanë harxhuar më pak para edhe pse produktet ushqimore janë rritur për mbi 5% që don të thotë se po blehen gjithnjë e më pak produkte. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
