Botë
Mblidhet Parlamenti Europian, BE mirëpret aplikacion Ukrainas për anëtarësim
01.03.2022 15:39
Në një seancë të jashtzakonshme Parlamenti Europian mirëpriti aplikimin ukrainas për anëtarësim në BE....

Në një seancë të jashtzakonshme Parlamenti Europian mirëpriti aplikimin ukrainas për anëtarësim në BE.
Zelenski BE–së: Dëshmoni që jeni me ne
Kryetari i Ukrainës duke folur nga Kievi nëpërmjet një videolidhje në seancën e jashtzakonshme me Paralmentin Eruopian kërkoi nga BE që të dëshmojë se është me Ukrainën, pasiqë ukrainasit po luftojnë për të qenë pjesë e Unionit, duke humbur jetë civilësh.
“Ne po luftojmë për të mbijetuar. Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në europë. Besoj se sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi. Pa ju Ukraina do të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk do na lëshoni. Atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Von der Lejen: S’lejojmë shkatërrimin e ukrainës
Fjalimi i tij i mbështetur me duartrokitje nga eurodeputetët, mori mbështetjen edhe të zyrtarëve tjerë të BE-së.
“Brenda Ukrainës, kanë filluar vdekjet e njerëzve të pafajshëm, burra, gra, e fëmijë po vdesin sepse presidenti Putin ka vendosur që shteti i tyre, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë dhe ne s’do ta lejojmë kurrë kurrë që kjo të ndodhë, dhe kurrë kurrë s’do ta pranojmë këtë.”, tha tha kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen.
Njëherit u paralajmërua ashpërsimi i sanksioneve ndaj Rusisë. Planifikohet ndërprerja e furnizimit të gazit rus si dhe mëvetësimi i sistemit energjetik të Europës. Sanksionet shtrihen edhe në mos dhënien e pasaportave shtetasve rus si dhe luftimi I përhapjes së lajmeve të rreme nga Kremlini.
“Ne njohim perspektivën europiane të Ukrainës. Mirëpresim kërkesën për anëtarësim të Ukrainës dhe do të punojmë në arritjen e këtij qëllimi. Evropa nuk do të ketë më asnjë akces tek gazi I Kremlinit, pra nuk do ti mbajë më shpresat aty dhe gjithashtu sistemi ynë i energjisë nuk duhet të jetë I varur nga Kremlini. Ka të bëjë me disa sanksione të forta që do të ndërmeren. Ne nuk mundemi më që të shesim pasaporta për njerëzit e Putinit. Europa duhet të lëviz për të pasur mbrojtje të Unionit.”, tha kryetare e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Vazhdimi i presionit ekonomik ndaj Rusisë konfirmohet edhe nga kryeministri britanik, Boris Johnson, në një vizitë në Poloni, edhe përkundër nënvlerësimit të unitetit europian nga presidenti rus Vladimir Putin.
MERALE SIMAILI
