Shumica heq Zendelin nga KZE, Zendeli: Nisma në kundërshtim me rregulloren

01.03.2022 16:07

Nisma për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli....

Nisma për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe emërimeve përplasi shumicën parlamentare dhe opozitën.

Opozita konsideron se me këtë nismë është shkelur rregullorja për punë dhe se shkarkimi duhet të kalojë nëpër filtra të tjerë, ndërkaq shumica sqaron se anëtarët e këtij Komisioni shkarkohen në të njëjtën mënyrë siç edhe zgjidhen, pra në seancë plenare.

Kam mundur të pres nga deputetë të tjerë të jenë në një nismë të tillë emotive politike, por kryetari i Kuvendit, i pari i këtij institucioni ta vë nënshkrimin në diçka, që është shkelje e pastër e Rregullores për të cilën ai vetë është deklaruar. Unë vetëm do ua lexoj nenin 108 që shumë qartë tregon se kjo që ndodh sot është në kundërshtim me Rregulloren” – tha Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.      

Xhaferi: Shkarkimi i anëtarëve, siç zgjidhen

Kryeparlamentari Xhaferi mohoi pretendimet e opozitës dhe sqaroi se përbërja e Komisionit duhet të reflektojë proporcionet e subjekteve politike në Kuvend.

“Zgjedhja e anëtarëve, gjegjësisht shkarkimi ianëtarëve bëhet në të njëtën mënyrë siç është zgjedh. Ky është parimi kushtetues ligjor. Nuk mund të barazohet Komisioni për Emërime dhe Zgjedhje I cili është mbulesa e trupave të tjerë. Atje ku thirreni ju në nenin 108 po, ama ka procedurëtjetër. Parlamenti vendos për Komisionin për Emërime dhe Zgjedhje jo trupat punuese.” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.     

Opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE kërcënoi se nuk do të merr pjesë në koordinimet te kryetari i Kuvendit, pasi siç thanë nuk janë informuar për këtë nismë dhe se ajo është parashtruar pak minuta para fillimit të seancës.

Mirëpo, koordinatori i LSDM-së tha se kjo çështje është diskutuar në koordinime, së paku tre muaj dhe se të gjithë janë dakord që shumica parlamentare duhet të reflektohet edhe në trupat punues.

Me kalimin e Lëvizjes Besa në opozitë, opozita fitoi shumicën në këtë Komision, dhe ka bllokuar punimet. Me shkarkimin e Zendelit pretendohet zhbllokimi i këtij trupi punues, i cili ndër të tjera duhet të zgjedh katër gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese. (Shpëtim Nuredini, TVM2)