Maqedoni
Kovaçevski: Po furnizohemi me energji të prodhimit vendor
01.03.2022 16:36
Në rrethana të krizës energjetike, termocentralet shtetërore thonë se vendi furnizohet me energjia elektrike të prodhimit vendorë...

Në rrethana të krizës energjetike, termocentralet shtetërore thonë se vendi furnizohet me energjia elektrike të prodhimit vendorë.
Energjia elektrike nuk importohet dhe nevojat e familjeve dhe konsumatorëve të vegjël plotësohen sipas planit fillestar, thot drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski.
“ShA EMV bëhet stabilizues, përkatësisht garantues për të pasur furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike dhe me rritjen e prodhimit dhe blerjet e vogla që u bënë, të garantojmë që çmimi të jetë i qëndrueshëm për konsumatorët.”, deklaroi Kovaçevski.
Sipas tij aktualisht punojnë dy blloqet të TEC Manastir, por jo edhe blloku i tretë i cili është ende në defekt. Nëse është e nevojshme, përfshihet TEC Osllomej ndërsa me gjysmë kapacitet prodhohet energji elektrike edhe nga TEC Negotinë.
