Maqedoni
Kovid 19, 17 të vdekur 476 të infektuar
01.03.2022 18:00
Virusi korona u ka marr jetën edhe 17 qytetarëve të vendit, 9 prej të cilëve në 24 orët e fundit...

Virusi korona u ka marr jetën edhe 17 qytetarëve të vendit, 9 prej të cilëve në 24 orët e fundit.
Poashtu nga Termini im janë regjistruar edhe 8 viktima që kanë ndërruar jetë prej 16 deri më 27 shkurt.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 476 raste të reja me Kovid-19 nga 2.781 të testuar, ndërsa janë shëruar 524 kovid pacientë.
Aktualisht në vend ka edhe 3.431 raste aktive.
