Dallasi dhe San Antonio lëshuan kokëlartë parketet në derbi takimet e Perëndimit
Kampioni aktual San Antonio ka mundur Hjustonin me shifrat 110-106 në takimin e zhvilluar mbrëmë në kuadër të NBA..
Për Sparsat kjo ishte fitorja e parë pas tre takimeve. Dani Grin rezlizoi 24 poena për nikoqirët, Tim Dankan shtoi 16, ndërsa Manu Xhinobili arriti në kuotën e 15 pikëve. Më meritor për këtë triumf ishte Grin i cili arriti të shënojë katër herë nga gjuajtjet e lira në 22 sekondat e fundit të ndeshjes.
Vlen të theksohet se Sparsat luajtën pa të lënduarit Kavai Leonard dhe Toni Parker. Nga ana tjetër te Roketsat Xhejms Harden i shte më i disponuar për lojë me 28 pikë, ndërsa Dvajt Hauard arriti dabëll-dabëll, 24 pikë e 17 kërcime.
Dallas triumfoi ndaj Oklahoma Siti me 112:107, ndërkaq ylli gjerman Dirk Novicki regjistroi record këtë sezon me 30 pikë. Çendler Parsons u dallua me 26 poena për fituesit. Te formacioni I nikoqirëve nuk u paraqit Kevin Durant, për shkak të lëndimit.
Në tre takimet tjera u aritën këto rezultate: Denver – Toronto 102-116, Portland – Nju Jork 101-79 dhe në sfidën e fundit LA Lejkers – Feniks 107-116. (Artan Ziberi TVM2)