Botë
11 viktima si pasojë e zjarrit në një qendër tregtare në Siri
01.03.2022 20:33
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një qendër tregtare në kryeqytetin sirian, Damask...

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një qendër tregtare në kryeqytetin sirian, Damask, ka thënë ministria e brendshme.
Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare La Mirada në rrugën al-Hamra.
Dy persona u shpëtuan ndërkaq, AFP tha se dhjetëra biznese ishin shkatërruar nga zjarri.
20 makina zjarrfikëse u dërguan për të shuar zjarrin, të cilit iu deshën katër orë për ta vënë nën kontroll.
Fotot tregonin fasadën gjashtëkatëshe të nxirë, me tym që dilte nga kornizat e dritareve të copëtuara dhe mbeturinat dhe uji që mbulonin rrugën.
Drejtori i mbrojtjes civile tha se shumica e atyre që vdiqën ishin roje sigurie ose staf, raportoi AFP.
