Maqedoni

Shkup, sanksionohen 161 shoferë, 62 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

02.03.2022 09:20

Shkup, sanksionohen 161 shoferë, 62 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuark...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 sanksione, 
 
Gjashtëdhjetë e një gjoba janë shqiptuar për tejkaim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, pesë sanksione për automjete të paregjistruara.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe dyzet e një gjobë për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
 
Nga MPB njoftojne se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.