Botë

Biden: SHBA-të mbyllin hapsirën për aeroplanët rus

02.03.2022 09:49

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin...

Pas Evropës dhe Kanadasë edhe SHBA-të mbyllin hapsirën për të gjitha fluturimet e aeroplanëve rus.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se administrata amerikane ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së përaeroplanët rus.  Duke folur para Kongresit amerikan, Biden tha se ndalesa do ta izolojë edhe më shumë Rusinë dhe do ta rëndojë edhe më shumë ekonominë e saj. Rubla ruse ka humbur 30% të vlerës së saj, tha Biden, duke dënuar pushtimin e Ukrainës. 
 
“Sonte, unë u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm, duhet të mos vazhdojë më.”, tha Biden gjatë fjalimit të tij, ndërsa njoftoi një grup të ri pune nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA për të hetuar oligarkët rus. 
 
“Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë.”, tha Biden. 
 
Ai njëherit paralajmëroi presidentin rus Putinin duke thënë se: “Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”.
 
 “Putini ka shkaktuar dhunë dhe kaos. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës – do të paguajë një çmim të lartë në afat të gjatë.”, tha Biden.