Botë

Ukrain, dita e shtatë e luftës së shpallur nga Rusia

02.03.2022 10:45

Invazinoni Rus mbi Ukrainën ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa ehde nata e kaluar u karakterizua nga luftime të shumta....

Invazinoni Rus mbi Ukrainën ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa ehde nata e kaluar u karakterizua nga luftime të shumta. Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se granatimet ruse natën e kaluar, u kanë marë jetën të paktën dy civilëve në qytetin Zhytomyr, që gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit. Sulmet ajrore kishin për cak një bazë ajrore në qytet, por shumica prej raketave goditën ndërtesat kolektive dhe shtëpitë. 
 
Ministri i Brendshëm ukrainas ka njoftuar në Twitter, se të paktën dy persona janë vrarë dhe 16 tjerë janë plagosur. Qeveria ukrainase në llogarinë e saj në Facebook ka shpërndarë një video që tregon pasojat e granatimeve. Aty shihen ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve që tentojnë të nxjerrin personat e ngujuar brenda objektit. Ministri i Jashtëm njoftoi se njëra prej ndërtesave të bombarduara, ishte spitali i maternitetit.
 
“Një raketë goditi maternitetin. Janë bërë shumë dëme, por ndërtesa është në këmbë. Të gjithë janë evakuuar”, ka bërë të ditur shefi i departamentit të maternitetit Adonis, Vitaliy Gyrin. 
 
Ndërkohë Moska pretendon se ka marr plotësisht kontrollin e qytetit Herson. Mirëpo autoritetet rajonale ukrainase kanë thënë se Herson është i rrethuar plotësisht nga forcat ruse, duke rënë në kundërshtim me pretendimin. “Ne ende jemi Ukrainë. Ende të fortë”, ka thënë kryetari i qytetit.  
 
Nga raketimet në Kiev mbrëm është goditur edhe përmendorja e Holokaustit. Është goditur edhe kulla e televizionit të Ukrainës, ndërsa është shkartrruar edhe kusulata sllovene. Në Donjeck është goditur minsiera e thengjillit ku kanë humbur jetën 30 minatorë.  Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po synon të “zhdukë” ukrainasit, shtetin dhe historinë e tyre. 
 
“Mbrëm të gjith u bombarduam në Kiev dhe babinjar. Për here të dytë vrisni viktima të holokaustit. Kjo është jasht njerzisë. Për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është plotësisht i huaj. Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë. Për historinë tonë. Mirëpo ata kanë urdhër për të zhdukur historinë tonë. Për të zhdukur shtetin tonë. Për të na zhdukur të gjithë neve.”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
 
Ndërkohë pas Evropës dhe Kanadasë edhe SHBA-të mbyllin hapsirën për të gjitha fluturimet e aeroplanëve rus. Presidenti amerikan Joe Biden, duke folur para Kongresit amerikan, paralajmëroi ndihmë financiare për Ukrainën prej mbi një milliard dollarë. 
 
“Sëbashku me aleatët mbështesim ukrainasit në luftën e tyre për liri, ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare. Japim ndihmë prej mbi një milliard dollarë për Ukrainën dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë popullin e ukrainës, derisa e mbron vendin e vet.”, tha Joe Biden, President I SHBA-ve.
 
Por rusia pretendon se ga në shënjestër infrastrukturën ushtarake të Ukrainës. Nga ana tjetër edhe Bjellorusia ka paralajmëruar se do të dyfishojë numrin e trupave të saj në kufirin jugor me Ukrainën. Presidenti Alexander Lukashenka, grupet e batalioneve taktike në kufi do të rriten nga pesë në dhjetë gjatë dy ditëve të ardhshme. Sipas tij, këto janë grupe mobile, të trajnuara mirë dhe të gatshme “për të ndaluar çdo provokim dhe çdo veprim ushtarak kundër Bjellorusisë”. Duke folur para Këshillit të tij të Sigurisë, Lukashenka e cilësoi mobilizimin si “veprim parandalues”, por ka dyshime se edhe Llukashenko aleati I Putinit mund të urdhërojë focat bjelloruse për të sulmuar Ukrainën. Vendet perëndimore tanimë kanë vendosur sanksione edhe ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes së Rusisë në pushtimin e Ukrainës. 
 
Ndërkohë sot pritet të mbahet takimi i dytë mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës. Takimi i së hënës që u mbajt në kufirin bjellorus prej rreth 5 orësh, nuk solli asnjë ndryshim për situatën në Ukrainë.
 
VLORA LATIFI