Dhjetë persona e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të skeles në Kinë
29.12.2014 11:46
Dhjetë punëtorë e kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar sot gjatë rrëzimit të skeles ndërtimore në kryeqytetin kinez Pekin...

Incidenti ka ndodhur gjatë ndërtimit të sallës sportive në një gjimnaz.
Një përfaqësues i gjimnazit njoftoi se të gjitha viktimat gjatë aksidentit janë punëtorët të ndërtimtarisë, duke shtuar se nxënëse dhe profesorët nuk janë vendosur në rrezik.
Në vendin e incidentit kanë mbërritur makina ndërtimtarie të cilat marrin pjesë në pastrimin e të mbeturave të skeles.
Arsyet për rrënimin e skeles tani për tani nuk janë bërë të ditura.
