Pushtimi rus, çmimi i naftës ngritët në 113 dollarë për fuçi

02.03.2022 12:08

Derisa luftimet po vazhdojnë në Ukrainë....

Derisa luftimet po vazhdojnë në Ukrainë, konflikti po ashtu është duke vazhduar që të rrisë çmimet e naftës dhe derivateve të saj – pavarësisht masave që për synim kanë stabilitetin e tregjeve.

BBC raporton se nafta e papërpunuar Brent – standard ndërkombëtar për çmime – ka arritur në 113 dollarë për gallon, duke shkuar në nivelin më të lartë që nga qershori i 2014-s.

Edhe pse anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë janë pajtuar për të lëshuar 60 milionë fuçi të naftës nga rezervat emergjente, rritja e çmimit po vazhdon.

Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në botë dhe investitorët janë të brengosur që nafta dhe furnizimi me gaz mund të preket.