Edhe Spanja do ta mbështesë Ukrainën me armatim

02.03.2022 12:32

Kështu deklaroi kryeministri Pedro Sanchez para Dhomës së Deputetëve...

“Spanja i është bashkuar aleatëve të saj dhe ka vendosur të dërgojë pajisje ushtarake për “rezistencën ukrainase”, kështu deklaroi kryeministri Pedro Sanchez para Dhomës së Deputetëve.

“Meqë shoh se ka grupe politike që vënë në dyshim angazhimin e qeverisë për të dhënë ndihmë ushtarake për Ukrainën, dua t`ju njoftoj se Spanja do të dërgojë pajisje ushtarake për rezistencën ukrainase”, ka thënë Sançez.

Luftimet në Ukrainë sot kanë hyrë në ditën e shtatë.