“Putini nuk është Rusi”, Navalny bën thirrje për protesta ditore

02.03.2022 12:41

Lideri i burgosur opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny....

Lideri i burgosur opozitar i Rusisë, Aleksei Navalny ka bërë thirrje për protesta ditore pas vendimit të Moskës për të pushtuar Ukrainën, duke thënë se Rusia nuk mund të bëhet “komb i njerëzve të frikësuar dhe të heshtur”.

Kritiku i Kremlinit thotë se burgimi i tij do të thotë se ai është në gjendje të bëjë thirrje për paqe dhe se të tjerët duhet të shkojnë në ambasadat ruse për të protestuar.

Ai e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin “car të çmendur” për nisje të luftës në Ukrainë, duke ua kujtuar rusëve mantrën e epokës sovjetike të “luftës për paqe”.

Ndryshe, Navlany, kritiku më i ashpër i Putinit, është burgosur më 2021 pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas helmimit gati fatal me agjent nervor.