Maqedoni
Lufta në Ukrainë trondit bursat, Bislimovski: Pasiguria reflekton te rritja e çmimeve
02.03.2022 13:01
Në bursat botërorë pas fillimit të invazionit rus mbi Ukrainën filluan në mënyrë serioze të rriten çmimet...

Në bursat botërorë pas fillimit të invazionit rus mbi Ukrainën filluan në mënyrë serioze të rriten çmimet e energjisë elektrike ,të gazit natyror dhe derivateve të naftës. Kryetari I KRRE-së për Tvm2 thotë se për momentin në bursë po reagon çdo informacion se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe për fat të keq kjo është ajo pasiguri e cila po reflekton edhe në rritjen e çmimeve.
“Na pret periudhë e rëndë jo vetëm në vendin tonë por edhe në Europë dhe botë dhe për këtë arsye do të duhet të aplikohen përveq subvencioneve dhe ndihmave që merren nga shteti të mendohet për shfrytëzim racional edhe të energjisë elektrike,të gazit natyror dhe të derivateve të naftës . Besoj se në atë moment kur do të fillon stabilizmi me kontestin Ukraine-Rusi do të ketë ulje të çmimeve në bursa edhe të enerjgisë elektrike edhe të gazit natyror edhe të naftës.”, tha kryetar i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Sa i përket vendit tonë Bislimovski thotë se nuk ka rezik qe vendi të mbetet pa gaz natyror dhe derivate të naftës.
“Vetëm nëse nuk ndodh diqka që në mënyrë dramatike të ndërpritet furnizimi me gaz natyror të mbyllet ndonjë gazjsjelles transit nuk shoh se mund te kemi problem sa i përket furnizimit me gazin natyror. Por në këtë situate asnjëhere nuk mund të parashikohet ndërsa sa i përket aspektit të sigurimit të derviateve të naftës për momentin nuk kemi problem për shkak se kemi furnzimi nga porti i Selanikut dhe kompanite jane te obliguar që të kenë rezerva të tyre dhe shteti ka rezerva të tyre.”, tha Bislimovski.
Bislimovski shton se kompanitë të cilat shfrytëzojnë derivatet e naftës gazin natyror posaqërisht mazutin për procesin e tyre prodhues që të sigurojnë rezerva. Nga KRRE thonë se janë në në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë për uljen e akcizave të derivateve të naftës.
GAZMEND KURTISHI
