Ky është ministri i Putinit që ka një nga kodet e bombave atomike

02.03.2022 13:20

Në luftën e agresionit të Putinit kundër Ukrainës....

Në luftën e agresionit të Putinit kundër Ukrainës, ishte faza tjetër e përshkallëzimit në fundjavë: Rusia vendosi forcat e saj bërthamore në gatishmëri. Presidenti rus nuk mundet i vetëm të aktivizojë një armë bërthamore.

Gjenerali dhe Ministri i Mbrojtjes që përgatiti ofensivën zbaton çdo direktivë pa diskutim.

“Corriere.it” raporton se është vetë Shoigu ai që ka kodin e dytë bërthamor të nevojshëm për lëshimin e raketave atomike ruse.

Një nga çelësat është në duart e presidentit, një në të tijin, i treti në atë të shefit të përbashkët të shtabit.

I lindur dhe i rritur në BRSS, Shoigu është mësuar gjithmonë të kënaqë vullnetin e atyre që komandojnë.

Ai vjen nga republika autonome e Tuvas nga një familje e përzier, babai i fisit indigjen turk dhe nëna ukrainase. Pas një karriere në Partinë Komuniste, me Presidentin Jelcin u bë Ministër i Mbrojtjes Civile.

Ai është sigurisht bashkëpunëtori më besnik i Vladimiri Putinit Bashkëpunëtorët tek i cili Shefi mund të mbështetet në çdo kohë.

Ai u promovua në mbrojtje në vitin 2012 kur Putin u kthye në presidencë dhe që atëherë ai nuk ka lëvizur.