Botë

Lufta në Ukrainë, rusët pa shumë informata, por ndjejnë pasojat

02.03.2022 13:44

Rusia vazhdon të këmbëngulë se sanksionet perëndimore nuk do ti detyrojnë të ndryshojnë...

Rusia vazhdon të këmbëngulë se sanksionet perëndimore nuk do ti detyrojnë të ndryshojnë kursin dhe pavarësisht nga numri në rritje i ukrainasve të vdekur në sulmet e forcave ruse, Moska  ripërsërit  se nuk i ka në shënjestër civilët. E këtë premtim shumë rusë e besojnë pasi informacioni i vërteë mungon. Por ka shumë që nuk i besojnë më asaj që thonë mediat e kontrolluara nga  Kremlini sepse tanimë rusët e zakonshëm po shohin t’u zhduken kursimet jetësore në vetëm pak ditë dhe edhe jeta e tyre po shkatërrohet. 
 
“Shumë nga ato që shohin në TV, janë të vërteta. Është e vërtetë që jemi në luftë. Por lexova në një gazetë të huaj që rusët po bombardojnë Kharkivin. Dhe unë e di që kjo nuk është e vërtetë sepse qeveria jonë premtoi të mos e bëjë këtë dhe ata kurrë nuk do ta bëjnë këtë.”, tha Valentina Levina, pensioniste ruse
 
“Nuk e di, e ndjej sikur nuk kam më jetë. Ndoshta diçka të ndryshojë. Nuk e di. Por me këtë qeveri, me këtë president, nuk do të kemi përparim për shumë e shumë vite.”, tha Yekaterina v. - qytetare ruse.