Botë

Kina pro Rusisë: Jo sanksione, vazhdojmë mardhënien normalisht

02.03.2022 13:55

Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së për vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë....

Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së për vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë. 

Pekini i kundërshton sanksionet dhe do të vazhdojë normalisht marrëdhëniet tregare apo financiare me Rusinë. Kina është një blerës i madh i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja qeveri e madhe që është përmbajtur të kritikojë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.
 
“Politika ndërkombëtare e Kinës është e qëndrueshme. Për sa i përket sanksioneve financiare, ne nuk pajtohemi me to, veçanërisht ato të iniciuara në mënyrë të njëanshme, sepse nuk funksionojnë mirë dhe nuk kanë bazë ligjore. Ne nuk do të marrim pjesë në sanksione të tilla dhe do të vazhdojmë të mbajmë shkëmbime normale ekonomike dhe tregtare me palët përkatëse.”, tha Guo Shuqing, kryetar i Komisionit Rregullativ të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.