Botë

Papa Françesku : Mos harroni ukrainasit në strehimore

02.03.2022 14:21

Papa Françesku u kërkoi këtë të mërkurë njerëzve në mbarë botën që të kujtojnë ukrainasit...

Papa Françesku u kërkoi këtë të mërkurë njerëzve në mbarë botën që të kujtojnë ukrainasit, të cilët ndodhen në strehimoret nëntokësore, për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse. Daljen e tij këtë të mërkurë në Vatikan, Papa e shpalli ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë. Ai falënderoi të gjithë polakët që hapën dyert e tyre dhe pritën mijëra ukrainas të cilët u larguan nga terrori i luftës.
 
“Përkthyesi im në polonisht, At Victor Gongalo, është ukrainas. Prindërit e tij tani janë në strehë nëntokësore pranë Kievit, duke u strehuar nga bombat. Kur jemi me të, jemi me të gjithë njerëzit që vuajnë nga bombardimet, duke përfshirë edhe prindërit e tij. Le t'i mbajmë ata njerëz në zemrat tona. Ju jeni të parët që mbështesni Ukrainën, duke hapur kufijtë, zemrat dhe dyert e shtëpive tuaja për ukrainasit që ikin nga lufta. Ju u ofroni atyre me bujari gjithçka që u nevojitet për një jetë dinjitoze, pavarësisht nga drama aktuale. Faleminderit shumë dhe ju bekoj nga thellësia e zemrës.”, tha Papa.