Maqedoni
Kontestohet zgjedhja e Xhaferit, kushtetuesja shqyrton iniciativën e para 5 viteve
02.03.2022 14:37
Gjykata Kushtetuese më në fund u mblodh të shqyrtojë iniciativën e disa subjeketeve juridike...

Gjykata Kushtetuese më në fund u mblodh të shqyrtojë iniciativën e disa subjeketeve juridike që kontestojnë vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi, në vitin 2017. Sipas tyre, iniciativa nuk ka karakter të dispozitës dhe nuk mund të jetë lëndë e vlersimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në seancë u propozua që iniciativa të refuzohet pasi që e njejta nuk ka fuqi ligjore. Por meqë kushtetuesja ka mungesë gjykatësish, propozimi nuk mori shumicë votash dhe për të njejtin do të vendoset në seancat e radhës kur numri i Gjykatësve Kushtetues të jetë i plotë. Lënda në fillim të këtij viti i është ndarë gjykatësit Naser Ajdari, por nga kushtetuesja nuk japin detaje se pse të njejtën për 5 vite nuk është dorëzuar për vendim.
Sipas Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me mbarimin e mandatit të asaj përbërje parlamentare ka mbaruar edhe mandati i Kryetarit të Kuvendit që ishte zgjedhur atëherë. Osman Kadriu vlerson se kanë kaluar të gjitha afatet e mundëshme dhe sipas rregullores ata nuk mund më të ndërpresin më procedurën. Parashtruesi i iniciativës konsideron se vendimi i kontestuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk është në pajtim me nenin 63 paragrafi 1 të Kushtetutës, sepse vendimi nuk është miratuar në seancën e Kuvendit me të cilën duhej të kryesonte kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme, i cili e mbledh seancën konstituive të Kuvendit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
