Botë
Lavrov: Do ndodhë një Luftë e Tretë Botërore, nëse përdoren armë bërthamore
02.03.2022 14:53
Sipas deklaratave të bëra nga Sergei Lavrov sot, Rusia është gati për një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën...
Sipas deklaratave të bëra nga Sergei Lavrov sot, Rusia është gati për një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën.
Lavrov foli për çështjen e armëve bërthamore, duke thënë se “Lufta e Tretë Botërore mund të jetë bërthamore dhe katastrofike”.
“Operacioni ushtarak në Ukrainë, duke përfshirë Kievin, ka për qëllim çarmatosjen e Ukrainës. Rusia nuk do të lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore”. Lavrov tha se Rusia e konsideron të papranueshme që të ketë armë bërthamore amerikane në Evropë. “Është koha që ato të kthehen në Shtetet e Bashkuara”, tha ministri i jashtëm rus në një fjalim të regjistruar në Konferencën e Çarmatimit në Gjenevë.
Lavrov kishte thënë në fjalimin e tij se Kievi po kërkonte të fitonte armë bërthamore, duke iu referuar një rreziku real që duhet shmangur. “Ukraina ka ende teknologji dhe mjete sovjetike për të marrë armë të tilla”, tha ai. “Ne nuk mund të mos i përgjigjemi këtij rreziku real”.
