Maqedoni

Mickoski akuzon pushtetin: Biznes me rusët, ndani popullin në dy kampe

02.03.2022 15:13

VMRO-DPMNE akuzon se teksa qeveria ka lidhje të ngushta me kompani ruse

VMRO-DPMNE akuzon se teksa qeveria ka lidhje të ngushta me kompani ruse, po e ndan popullin në pro-rus dhe pro-ukrainas. Sipas opozitës kjo është hipokrizi që tregon qartë se për pushtetin i rëndësishëm është vetëm pasurimi i xhepit të tyre. 
 
“Përderisa Kovaçevski dhe Zaev, Pendarovski, Ali Ahmeti, Artan Grubi e Bujar Osmani shkruajnë statuse me mbështetjen e njërës palë, ky popull është i revoltuar nga ju se ju nuk keni autoritet me këtë popull dhe do të jetë kundër jush. Gjithçka që thua  populli do të jetë kundër teje, sepse je jolegjitim dhe drejtohesh nga një kryeministër i paligjshëm që u emërua atje vetëm për të vazhduar politikat e Zaevizmit që u mundën rëndë në zgjedhjet e fundit lokale në raundin e parë dhe të dytë.”, tha Hrsitijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
 
LSDM: Popullin e përçajnë Mickoski me partnerët 
 
Nga LSDM thonë se nëpërmjet këtyre deklaratave skandaloze, Mickovski tenton ti arsyetoj të gjithë ata që pëkrahin agresionin rus. 
 
“Arsyetimi për agresionin kundër Ukrainës është i papërgjegjshëm, joshtetërore dhe jonjerëzore. Mickoski në vend që të kërkojë bashkim rreth vlerave pas të cilave qëndron e gjithë bota demokratike, në vend që të dënojë agresionin ndaj Ukrainës, Mickoski sërish i përçan qytetarët maqedonas. A është kjo arsyeja pse Mickoski nuk thotë asgjë për pikëpamjet e partnerit të tij të koalicionit, Dimitar Apasiev dhe të Majtës, të cilët qëndrojnë fort pas agresionit kundër Ukrainës dhe madje përdorin fjalorin e Putinit?”, thonë nga LSDM. 
 
ERSAN PAJAZITI