Maqedoni

Shtetasit e RMV-së ende në Ukrainë, Osmani: Bëjmë përpjekje maksimale t’i tërheqim

02.03.2022 15:24

5 qytetarët e RMV-së që gjenden në Ukrainë...

5 qytetarët e RMV-së që gjenden në Ukrainë e kërkuan ndihmë për largim, kanë arritur të largohen nga zona e rrezikshme në Kharkov, por ende nuk kanë kaluar kufirin. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se jo vetëm për ta, por edhe për të gjithë shtetasit e tjerë të RMV-së, po bëhen përpjekjet që të sigurohet traektorja e largimit dhe të sigurohet karburant për automjetet.

Ripërsërit përkushtimin maksimal që të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që  gjenden në zonat e luftës në Ukrainë,  të tërhiqen sa më shpejt që është e mundur.

“Familja me fëmijën e sapolindur është tërhequr nga qyteti i Kharkovit, por nuk janë larguar tërësisht nga Ukraina, sepse ajo është një rrugë e gjatë mbi të cilën duhet të kalohet në rrugë të sigurta, por janë në një vend të sigurt dhe presim që për gjatë ditës ta kalojnë kufirin. Po ashtu edhe një familje nga Zaporozhje përmes transportit hekurudhor po del nga Ukraina. Konvoit tonë i janë bashkangjitur edhe dy persona të cilët janë me veturën e tyre. Ndërsa 15 anëtarët e tjere të Misionit monitorues, po ashtu sot do të lëshojnë Ukrainën, dhe nga 30 monitorues, vetëm njëri mbetet atje. Për një pjesë tjetër të shtetasve tanë të cilët nuk kanë pasë mundësi të largohen gjatë ditës së djeshme kemi siguruar një trajektore të sigurtë, por ata  nuk kanë karburantë të vijnë deri në vend nga ku duhet të niset konvoi” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Qeveria ndërkohë vendosi të autorizojë institucionet e vendit që të japin informacione me hapësirat për stacionimin e refugjatëve nga Ukraina.

“Institucione më të rëndësishme në vend obligohen që në afatin sa më të shkurtë të japin informacione me posedimin e hapësirave shteterore të akomodimit që ka vendi për stacionimin dhe përgaditjen me fluksin eventual të refugjatëve. Ndërsa shtetesave Ukrainas të cilët gjenden  në vend, do t’u vazhdohet qëndrimi në RMV për shkak se të njëjtit nuk janë në gjendje të kthehen” – tha zëdhënësi i Qeverisë, Dimçe Arsovski.

Qytetarët ukrainas që kanë lëshuar vatrat e tyre, gjatë hyrjes në RMV  nuk do të jenë të obliguar të tregojnë Test negativ PCR. (Fitim Kryeziu, TVM2)