Maqedoni

Konflikti Ruso - Ukrainas, Racaj: S’do ketë shtypje të butonit nuklear

02.03.2022 15:34

Konfinkti ruso ukrainas sa vjen e përshkallëzohet dhe arritja e një marrëveshje të shpejtë paqeje vështirë të arrihet....

Konfinkti ruso ukrainas sa vjen e përshkallëzohet dhe arritja e një marrëveshje të shpejtë paqeje vështirë të arrihet, vlerësuan opinionistët e vendit në Argument në TVM2. Ish gjeneralit Muhamet Racaj përjashton megjithatë mundësinë e aktivizimit të armëve nukleare të vëna në gjendje të lartë gadishmërie.
 
“Rusët kanë tre kode, një kod e ka presidenti, një kod ministri I mbrojtjes dhe një kod e ka kyeshefi I shtatmadhorisë. Pa u bashkuar ato tre kode nuk mund të aktivizohen dhe mendojs e nuk mund të vij deri tek ajo çmenduri që të aktivizohen armët nukleare.”, tha Muhamet Racaj, ish gjeneral.
 
Eurointegrimi, Selimi: S’ka anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës
 
Opinionisti Sefer Selimi konsideron se ndihmesa ushtarake e BE-së ka shtuar rezistencën ukrainase, pasi sanksionet ekonomike s’mund të zbrapsin menjëherë Putinin nga lufta. Por sipas tij  anëtarësimi i Ukraniës në BE, është I pamundur në kushtet aktuale.
 
“Një përshpejtim të këtij procesi, më shumë se sa një integrim të menjëhershëm, sepse e para nuk do të ishte as reale, por nuk do të jetë e drejtë.”, tha Sefer Selimi, opinionist.
 
Ish ushtaraku Racaj mohon rrezikun rus në Maqedoninë Veriut si anëtare e NATO-s edhe përkundër faktit që ushtria akoma nuk është modernizuar me armë kolektive artilerike dhe helikopterë.
 
MEALE ISMAILI