Maqedoni
Zonat e Zhvillimit Teknologjik-Industrial: Metodologji e re për mbështetjen e investimeve
02.03.2022 15:53
Ndihma më e madhe shtetërore për kompanitë që do të kontribuojnë më shumë në buxhetin e shtetit...

Ndihma më e madhe shtetërore për kompanitë që do të kontribuojnë më shumë në buxhetin e shtetit, do të krijojnë më shumë vende pune thanë autoritetet në panelin e mbajtur me Këshillin e investitorëve të huaj rreth “Iniciativës për zhvillimin e një metodologjie të re për mbështetjen e shtetit për nxitjen e investimeve”.
“Qëllimet tona janë që të sigurojmë të ardhura shumë më të larta për buxhetin. Niveli i të ardhurave në buxhet nga investimet brenda zonave në vitin 2020 është rreth 40 milionë euro dhe synimi ynë është që deri në vitin 2024 niveli i këtyre të ardhurave të arrijë në 100 milionë euro. Këto janë më shumë fonde për projekte në fushën e shëndetësisë, arsimit.”, tha Jovan Despotovski, drejtori i Zonave për Zhvillim Teknologjik-Industrial.
“Këto rregulla për investimet e ardhshme do të na ndihmojnë në planet tona të zgjerimit të ardhshëm. Është shumë e rëndësishme të inkurajohet aksesi rajonal në ndihmën shtetërore, dmth industria mos të përqëndrohet vetëm nnë kryeqytet, por me mekanizma të veçantë për të nxitur investimet në pjesë të tjera të vendit në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi të punojnë dhe të qëndrojnë atje nga ku vijnë.”, tha Viktor Mizo, kryetar i Shoqatës së Kompanive të Huaja.
Në panel morën pjesë mbi 30 kompani aktive në zona dhe më gjerë. Ata e mirëpresin iniciativën për bisedime të hapura, dhe të gjitha propozimet konkrete nga ky debat do të analizohen dhe përfshihen në Metodologjinë e re që do të hartojë kompania ndërkombëtare e auditimit PriceëaterHouseCoopers, e përzgjedhur në procedurë të tenderit të hapur. Metodologjia e re duhet të zhvillohet brenda tre muajsh.
SEDAT SELIMI
