Shtyhet takimi Rusi-Ukrainë, Bajden: Putin nuk e ka idenë se çfarë e pret
U paralajmërua për këtë të mërkurë...

U paralajmërua për këtë të mërkurë, por takimi i dytë mes Rusisë dhe Ukrainës nuk u mbajt. Mediat ruse sigurojnë megjithatë se takimi nuk është anuluar, por thjeshtë është shtyrë orari, por ende nuk dihet një kohë e saktë.
Teksa të gjithë presin çfarë do të sjellin negociatat e drejtpërdrejta mes dy vendeve në luftë, bashkësia ndërkombëtare shtrëngon sanskionet ndaj Rusisë.
“Ju njoftoj se ne do të bashkohemi me aletët tanë në mbylljen e hapësirës ajrore amerikane për të gjitha fluturimet ruse, duke e izoluar edhe më tej Rusinë dhe duke shtuar një shtrëngim shtesë në ekonominë e tyre. Ai nuk e ka idenë se çka e pret. Putini është gabim. Në jemi gati dhe kemi bërë koalicion me BE-në dhe me vende si Britania e Madhe dhe vendet tjera si: Japonia, Australia, Zelanda e Re dhe Zvicra, me të cilat kemi vënë sanksione. Me aleatët tanë i kemi dhënë përkrahje Ukrainës në luftën për çlirimin e saj. Do të vazhdojmë t’i ndihmojmë popullatës ukrainase” – tha Presidenti i SHBA-ve, Xho Biden.
Agresioni rus, Shulz: NATO nuk ndërhyn në Ukrainë
Edhe liderët europianë theksojnë se do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën, por jo me përfshirje të NATO-s në konflikt.
“Është paraqitur situatë e rrezikshme sepse kjo është luftë me shtetitn më të madh në botë, Rusia, superfuqi nukleare. Në këtë drejtim, nuk duhet të nënvlerësohet rreziku që kërcënon. Për ëktë politika është shumë e qartë: nuk do të përzihemi në planin ushtarak. Kjo i referohet NATO-s. NATO këtë nuk do ta bëjë, do të ishte gabim në situatën e tanishme” – u shpreh Kancelari gjerman, Olaf Shulz.
Agresioni rus, Xhonson: Putini gaboi në vlerësim
“Putini bëri gabim të madh në vlerësim me sulmet e tij ndaj një shteti sovran, dhe me sulm ndaj një populli sovran, nënvlerësoi fuqinë e popullit ukrainas. Ndërsa bashkimi i botës së lirë erdhi si rezultat i barbarizmit të vetë” – tha Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Xhonson.
BE me masa të reja ndaj Rusisë. Përjashton shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT. “Bashkimi Evropian ka miratuar tri valë të sanksioneve të ashpra kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të teknologjisë së lartë dhe elitës së korruptuar”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, përmes një komunikate.
Ndërkohë Gjykata Ndërkombëtëtare e Hagës ka paralajmëruar mbajtjen e seancës dëgjimore me 7 dhe 8 mars për situatën në Ukrainë. Përgjigjia vjen pas paraqitjes së një kërkese nga Ukraina në GJND të dielën.
Të Premten edhe pakti Veri – Atlantik do të mbajë mbledhje urgjente për situatën në Ukrainë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
