Maqedoni
Lufta në Ukrainë, Hotam: Po anulohen rezervimet turistike
02.03.2022 16:13
Sezoni dimëror 2021-2022 në Ohër ka qenë ndër më të dobëtit ndër vite...

Sezoni dimëror 2021-2022 në Ohër ka qenë ndër më të dobëtit ndër vite. Shoqata e hotelierëve pret që edhe ky vit do të jetë e vështirë për shkak të luftës në Ukrainë . Tashmë shumë turistë të huaj kryesisht polakë, kanë anuluar rezervimet e tyre.
“Kemi mjaft anulime nga grupet polake, mysafirët polak. Edhe shitja në Hollandë nuk është në nivel të mirë, ka disa rezervime, presim që të fillojnë fluturimet, por nuk është në nivel të dëshirueshëm, momentalisht njerëzit janë të frikësuar nuk rezervojnë pushimet, presin të pastrohet e gjithë kjo situatë.”, tha kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
Hotam: Rritja e çmimeve po ndikon në turizëm
Hotelierët thonë se pandemia vazhdon të shkaktojë humbje të mëdha. Edhe rritja e çmimit të energjisë dhe çmimet e produkteve kanë bërë që shumë hotele të mos mund ta përballojnë sezonin.
“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë ndihmë për këtë vit. Рritja e çmimeve të produkteve bazë, rritja e energjisë, rritja e pagës minimale, mbi të gjitha 2 vite të dobëta më parë, ne vetëm e ngarkojmë veten me produkte gjithnjë e më të shtrenjta dhe në fund produkti ynë që shesim nuk arrin dot një çmim real me të gjitha këto rritje të çmimeve.”, tha Blazheski.
Hotelierët kanë shpresa që sezonin veror të kenë përsëri turistë të huaj por edhe mysafir vendas. Përsa i përket refugjatëve nga Ukraina, nga HOTAM thonë se nëse ka nevojë, janë të gatshëm të hapin dyert dhe të japin disa nga kapacitetet e hoteleve për ti strehuar ata.
ILMIE ZHAKU
