Maqedoni
Të drejtat e personave me nevoja të veçanta, konventa zbatohet shumë pak në praktikë
02.03.2022 16:28
RMV para një dekade ka ratifikuar konventën për të drejtat e personave me nevoja të veçanta...

RMV para një dekade ka ratifikuar konventën për të drejtat e personave me nevoja të veçanta por autoritetet pranojnë se edhe ka shumë punë për realizimin në praktikë të obligimeve të saj. Gjatë diskutimit rreth përforcimit të Institucioneve nacionale për të Drejtat e Njeriut, u tha se duhen ndryshuar jo vetëm politikat shtetërore por edhe vetëdija kolektive për ndryshimin e sjelljeve që margjinalizojnë këto persona.
“Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pesonave me aftësi të kufizuara nuk duhet të kufizohet vetëm në sigurimin e shërbimeve në lidhje me kufizimet që kanë këta persona, por duhet të merren masa edhe për ndryshimin e sjelljeve që stigmatizojnë dhe margjinalizojnë këta persona. Po ashtu duhet të ketë politika për implementim praktik të largimit të barierave gjatë realizimit të drejtave qytetare, kulturore , ekonomike e politike.”, tha avokati i popullit, Naser Zyberi.
“Detyra jonë është që të sigurohemi se personat me aftësi të kufizuara I gëzojnë të drejtat dhe kanë dinjitet njëlloj si çdo individ në shoqëri. Këta persona duhet të kyqen në marrjen e vendimeve dhe përvojat e tyre duhet të jetë parësore për Qeveritë gjatë përgaditjes së masave dhe ligjeve.”, tha Rosana Duxhak, koordninatore e KB në RMV.
“Gjatë krijimit të mekananizmit nacional të monitorimit, shtetet duhet të ketë mandat të pavarur nga Qeveria, stafi që punon të ketë imunitet dhe të kryejnë të lire aktivitetet e tyre që nuk duhet të ndikohen nga faktorë të jashtëm.”, tha Liza Segegaxha, këshilltare për të drejta e nejriut në Zhenevë.
Në të ardhmen do të përforcohet bashkëpunimi mes institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut në rajon dhe do të ndërrmeren aktivitete konkrete per personat me aftësi të kufizuara u tha ne panel.
FLUTURA LATIFI
