Maqedoni
Petliçkovski: Gjendja me pandeminë po stabilizohet
02.03.2022 17:15
Prej katër javësh gjendja epidemiologjike në vend po shkon drejt përmirësimit prandaj komisioni për sëmundje infektive...

Prej katër javësh gjendja epidemiologjike në vend po shkon drejt përmirësimit prandaj komisioni për sëmundje infektive po mendon për lehtësimin e msasave. Kryetari i ksi-SË, Aleksandar Petliçkovski tha se relaksimi i masave do të jetë i pjesshëm.
“Kemi parasysh se në të 4 javë me rend të gjitha parametrat po ulen. Duke filluar nga numri rastet e reja pozitive të detektuara, numri i të shtrirëve në spital, numri i rasteve të vdekjes dhe gjithashtu numri i reproduktimit. Katër javë në vazhdimësi po bien, dhe kjo na jep hapësirë që të mendojmë për relaksimin e masave.”, tha Aleksandar Petliçkovski, kryetar i KSI-së.
Petliçkovski: Të hiqen certifikatat për hyrje në q.tregëtare
KSI rekomandon heqjen e certifikatave për hyrje në qendrat e mëdha tregtare.
“Rekomandojmë heqjen e certifikatave në qendra tregtare, më saktë për vendet ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave. Ky është një hap drejt lehtësimit të masave kufizuese, por sigurisht që do të jemi shumë të kujdesshëm për zhvillimin e ardhshëm sepse nuk duam të arrijmë rezultate të papritura duke refuzuar në mënyrë të papritur të gjitha masat mbrojtëse.”, tha Petliçkovski.
Ajo që shqetëson është niveli i ulët i vaksinimit thonë nga KSI, duke bërë të ditur se për grupet e rrezikut do të ketë fushatë më intensive të vaksinimit, përkatësisht ata do të marrin SMS porosi për tu njoftuar me ditën e vaksinimit.
VLORA LATIFI
