Kurti kërkon anëtarsim në NATO dhe BE: Rusia mund ta transferojë konfliktin në Ballkan
Duke marrë shkas nga sulmet ruse ndaj Ukrainës....

Duke marrë shkas nga sulmet ruse ndaj Ukrainës dhë frikës për ndikimin që do të ketë në Ballkanin Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Gjatë një interviste për “ Sky Neës”, Kurti i kërkoi Brukselit të angazhohet më shumë për rajonin për të siguruar paqen.
Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ka refuzuar të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
“Ne qëndrojmë të vendosur dhe vigjilent dhe s’jemi të frikësuar, ne duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO, ne kemi ushtarët e aleancës në Kosovë, por sa më parë që anëtarësohemi në NATO do të kemi stabilitet më të madh të rajonit. BE dhe NATO duhet të angazhohen më shumë në Ballkanin Perëndimor. Unë ju bëj thirrje 5 shteteve të BE që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për paqe stabilitet dhe siguri. Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë. Rusia me Serbinë kanë lidhje të forta dhe këto lidhje janë kulturore, ushtarake e ekonomike. Serbia ka 14 aeroplanë luftarakë, donacione nga Rusia dhe Bjellorusia. Të gjitha kompanitë ruse kanë degët e tyre në Serbi, dhe qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar që presidenti Vladimir Putin do të provojë ta transferojë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor, për ta shndërruar në betejë të tij me demokracitë perëndimore.” – tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
